Celebrities Showbiz

Chrissy Teigen prek me fjalët e ndjera dedikuar djalit që ajo humbi!

Modelja e njohur, Chrissy Teigen, ka publikuar së fundmi një imazh prekës në rrjete sociale një vit pasi ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, humbën foshnjën e tyre. Chrissy, e cila e kishte quajtur djalin Jack, theksoi se kurrë nuk do të mbetet shtatzënë sërish pas humbjes së fëmijës.

Ditën e kaluar 35-vjeçarja postoi një foto të realizuar vitin e kaluar, ku shfaqej duke qarë në shtratin e spitalit dhe bashkëshorti i saj John e ngushëllonte. Chrissy Teigen në atë kohë ishte 20 javëshe shtatzënë. Krahas fotos ajo shkroi:

Dhe djalit që ne pothuajse e kishim. Një vit më parë me dhurove dhimbjen me të madhe që mund ta imagjinoja për të më treguar se mund të mbijetoja nga çdo gjë, edhe nëse nuk do të doja. Unë nuk arrita të kujdesem për ty, por ti erdhe dhe më bëre të dua veten dhe të kujdesem për veten sepse trupi ynë është i çmuar dhe jeta është një mrekulli. Ata më thanë se do të ishte më e lehtë, por kjo nuk ka filluar akoma. Nëna dhe babai të duan përgjithmonë.

Chrissy Teigen me sa duket vendosi që t’i kundërpërgjigjej aktores së humorit Heather McDonald, pasi ajo e quajti atë një ‘hipokrite’ për postimin e fundit ku ajo kishte thënë se nuk i interesonte të dukej ‘perfekte’ në Instagram. Para se ajo të fliste në lidhje me vërejtjet e aktores, nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social në Instagram ajo vendosi që të shkruante se mund të ishte e ndjeshme për shkak se këto kritika kishin ardhur pikërisht edhe në 1-vjetorin e humbjes së fëmijës së saj gjatë shtatëzanisë.