Celebrities Showbiz

Christina Ricci dhe Mark Hampton na ‘shkrinë’ zemrat me postimet e vogëlushes së tyre!

Aktorja Christina Ricci dhe bashkëshorti i saj, Mark Hampton, janë bërë prindër për herë të parë. Çifti e ka ndarë lajmin me fansat e tyre nëpërmjet postimeve në llogaritë e tyre në Instagram. Mark dhe Christina kanë sjellë në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Cleopatra. Në postimin e saj, Ricci shkroi:

Vogëlushja Cleo është këtu. Ne jemi kaq të dashuruar me të. Ajo ka babain më të mirë në botë.

Nga ana tjetër Mark e shoqëroi postimin e tij me fjalët:

Më shpërtheu zemra. Christina dhe foshnja Cleo janë për mrekulli, të gjithë po pushojmë pas një mëngjesi kaq të rëndësishëm. Mirë se vjen në botë, Cleopatra Richie Hamton.

 

Pas kësaj ai postoi dhe shumë foto dhe video të tjera të vogëlushes. Një ndër të cilat edhe foton me veshjen e saj të parë, siç e quan dhe ai.

Aktorja e njohur Christina Ricci është martuar me partnerin e saj Mark Hampton rreth dy muaj më parë. Përmes rrjetit të saj social Instagram, 41-vjeçarja postoi disa foto nga ceremonia teksa të dy pozonin në një sfond me trëndafila. Vlen të theksojmë se ceremonia dukej shumë private madje edhe nusja në foto dukej se nuk kishte veshur fustan nusërie ashtu siç tradita e do, por kishte zgjedhur të dukej e thjeshtë me një këmishë të bardhë.

Ceremonia ishte shumë modeste dhe intime. Por jo çdo shkoi mirë për aktoren. Ajo arriti të marrë një urdhër emergjent mbrojtjeje pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj. Ndërkaq, rikujtojmë se Christina Ricci është e njohur më shumë për filma si ‘Sleepy Hollow’, ‘Fear and Loathing’, ‘Monster’, etj. Theron (Charlize Theron). Punimet e saj më të hershme janë komeditë për fëmijë si “Addams Family” dhe “Casper”.