Celebrities Love & Sex Showbiz

Pak pasi zbuloi se ishte shtatzënë, aktorja e njohur i jep fund beqarisë!

Aktorja e njohur Christina Ricci ka zbuluar së fundmi se është martuar me partnerin e saj Mark Hampton. Përmes rrjetit të saj social Instagram, 41-vjeçarja postoi disa foto nga ceremonia teksa të dy pozonin në një sfond me trëndafila.

Vlen të theksojmë se ceremonia dukej shumë private madje edhe nusja në foto dukej se nuk kishte veshur fustan nusërie ashtu siç tradita e do, por kishte zgjedhur të dukej e thjeshtë me një këmishë të bardhë.

Gjithashtu pak kohë më parë Ricci konfirmoi se është në pritje të fëmijë së parë me partnerin e saj.

Dasma vjen pak më shumë se një vit pasi Christina paraqiti kërkesën për divorc nga James Heerdegen, pas shtatë vitesh martesë. Christina dhe James u takuan në vitin 2011 ndërsa po filmonin serialin televiziv ‘Pan American’. Një vit më vonë, ata u fejuan fshehurazi dhe më 26 tetor 2013, ata u martuan në ‘Harold Pratt House And Peterson Hall’ në Manhattan.

Ceremonia ishte shumë modeste dhe intime. Por jo çdo shkoi mirë për aktoren. Ajo arriti të marrë një urdhër emergjent mbrojtjeje pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj. Ndërkaq, rikujtojmë se Christina Ricci është e njohur më shumë për filma si ‘Sleepy Hollow’, ‘Fear and Loathing’, ‘Monster’, etj. Theron (Charlize Theron). Punimet e saj më të hershme janë komeditë për fëmijë si “Addams Family” dhe “Casper”.