Showbiz

Aktorja hollivudiane kërkon urdhër mbrojtjeje nga bashkëshorti i dhunshëm

Christina Ricci arriti të marrë një urdhër emergjent mbrojtjeje pasi u dhunua nga bashkëshorti i saj James Heerdegen.

Urdhëri që ndalon kategorikisht të gjitha format e kontaktit mes çiftit u lëshua pas një telefonate nga shtëpia e saj në Woodland Hills, për dhunë në familje.

“Us Weekly” raporton se asnjëri prej dyshes së famshme u arrestua por policia mbërriti dhe plotësoi një raport. Ricci dhe Heerdegen u martuan në vitin 2013 dhe kanë një djalë 5-vjeçar.