Celebrities Fashion

Cilat janë disa nga kostumet e yjeve për këtë Halloween?!

Një ndër festat më të bukura, në të cilën ndërthuret horrori me të bukurën është Halloween. Në këtë ditë të gjithë zgjedhim të vishemi në një mënyrë të frikshme, ndonjë fantazëm apo shtrigë ose si një ndër personazhet tanë më të dashur, duke rikrijuar ‘look-un’ e tyre.

Festimi i Halloween dhe të ndjekësh traditat e tij nuk ka qenë shumë e përhapur në Shqipëri, por gjatë 10 viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë njerëzit mezor e presin.

E njëjta gjë ndodh dhe me personazhet e famshëm të cilët çdo vit vijnë me ide të reja dhe personazhe të çuditshëm të cilët i rikrijojnë deri në detajin e fundit e duhet ta pranojmë që duken mjaft mahnitës.

Mbrëmja e Halloween ende nuk ka mbërritur por nuk kanë fund yjet të cilët nuk kanë mundur të presin më shumë dhe e kanë zbuluar kostumine tyre për këtë festë.

Le ta fillojmë me yjet e showbiz-it botërorë të cilët harxhojnë me mijëra orë dhe para për të arritur atë që dëshirojnë dhe të duken sa më real.

Hailey Bieber

Modelja ka zgjedhur një personazh shumë të njohur e të dashur, Britney Spears. Duke krijuar disa nga ‘look-ët’ më ikonikë të saj.

Chloe Bailey

Këngëtarja ka zgjedhur një ndër personazhet e luajura nga Angelina Jolie, Lola.

Kendall Jenner

Modelja më e paguar në botë befason dhe mahnit çdo vit me veshjen e saj të Halloween, e këtë herë ajo është veshur si “The Corpse Bride”, një nuse e cila është kufomë.

 Megan Thee Stallion

Reperja ka shokuar me këtë kostum tepër të ‘frikshëm’ me të cilin ka guxuar shumë dhe duket mjaft e bukur.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

Çifti i sapo fejuar ka vendosur të jenë Sid Vicious dhe e dashura e tij, Nancy Spungen. Dyshja duket shumë e bukur.

Lizzo

Artistja vjen gjithmonë ndryshe nga të gjithë, edhe këtë herë ajo ka zgjedhur të jetë Baby Yoda.

Chrissy Teigen dhe John Legend

Një ndër çiftet dhe familjet më të preferuara nga të gjithë, si dhe shumë humoriste kanë zgjedhur si kostum të tyre Familjen Adams.

Kerry Washington

Sigurisht nuk mund të mungonin personazhet e serialit më të ndjekur në Netflix, “Squid Game”.

Në këtë listë nuk mund të mungojnë artistët dhe personazhet e njohur të vendit tonë, ata gjithashtu duken mjaft të përkushtuar për të gjetur veshjen e duhur për Halloween.

Jonida Maliqi

Artistja preferoi të transformohej në një zombie dhe të dilte rrugëve të Tiranës për të trembur njerëzit.

Erjola Doci

Bukuroshja ka zgjedhur të marrë rolin e një infermiereje mbrëmjen e sotme.

Nevina Shtylla

https://www.instagram.com/p/CVnryerojDb/?utm_source=ig_web_copy_link

Nevina ka zgjedhur një ‘look’ komplet ndryshe, një ndërthurje të një nuseje dhe një sirene.

Ronela Hajati

Këngëtarja ka mahnitur me kostumin e saj të Halloween pasi duket tepër tërheqëse dhe mjaft provokuese.