Big Brother Radio Celebrities Magazine Showbiz

Cili nga banorët e BBV meriton karton të kuq sipas gazetarit të sportit Endi Tufa?!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live në emisionin “Big Brother Radio” me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Këtë episod me Elona Duron ka qenë ish-banori i këtij edicioni të tretë Fation Kuqari dhe gazetari i njohur i sportit Endi Tufa.

Cili është mendimi i Endi Tufës për kartonat e kuq që duhen vendosur në këtë BBV? Marrim rastin e zënkës midis Françeskës dhe Sarës, cila prej atyre duhet ndëshkuar?

Besoj tek të dyja. Të dyja. Është shumë e shëmtuar kur sheh femra me një qasje të tillë. Të paktën si shikues po them në këtë rast. Qoftë për fjalët që përdorin dhe kur arrijnë tek ato përplasjet fizike më pas. E kalon atë pjesën e të qenurit femër. Fakti që të dyja vajzat e kanë kaluar këtë mas, duhet për të dyja.

Po Fationi si e komenton këtë situatë?

Shiko ne kemi parë ofendime më të mëdha se ato. E kam vetëm tek fjalët. Tek vepra unë e dënoj në mënyrë kategorike. Po them që nuk jam dakord me Endin që duhen dënuar të dyja, sepse të gjithë bëjnë debate dhe ofendimet në një farë forme aty nuk janë aq shumë. Pastaj ti shkoosh me dhunë dhe t’ja zëshë derën për ta përplasur është një gjë shumë e ndaluar. Është një karton i kuq. Një karton pa mundësi kthimi fare.

Ju rikujotjmë se, në emisionin e kësaj radhe u realizua një sondazh në YouTube e Top Albania Radio, ku pyetja ishte nëse Fationi bëri mirë që doli apo jo. Shumica më e madhe e votuesve ishin e mendimit që ishte një vendim i mirë që ai doli nga shtëpia.