Celebrities Showbiz

Cili nga çiftet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” do të mbijetojë më gjatë? Ja përgjigjet e sondazhit…

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri u krijuan tre çifte. Bëhet fjalë për Sarah Berish dhe Dj PM, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz, si dhe Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj. Të tre këto çifte në një farë mënyre u pëlqyen shumë nga publiku dhe u simpatizuan së tepërmi nga fansat e tyre.

Me anë të një sondazhi të bërë së fundmi në faqen tonë të Web-it, por edhe në kanalin tonë në YouTube, kemi ngritur pyetjen se cili nga çiftet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” do të mbijetojë më gjatë. Sa i përket rezultateve në Web, 66% e atyre që janë përgjigjur mendojnë se do të jetë Sara dhe PM, më pas renditet Einxhel dhe Dagz me 24% të votave dhe në fund kemi Beatrix dhe Donald me vetëm 10%.

Nga ana tjetër një ngjashmëri përgjigjesh kemi dhe përsa i përket sonazhit në YouTube Community. Sërish më të preferuarit edhe këtu kemi Sarën dhe Dj PM me 66 % të votave. Në vend të dytë Einxhel dhe Dagz me 19% dhe sërish të fundit janë Beatrix dhe Donaldi me vetëm 15% të votave nga sondazhi.

Duket se që prej fillimit çifti Sarah dhe PM kanë rrëmbyer zemrat e publikut. Me zënkat e tyre, puthjet, bisedat e lezetshme dhe gjithçka tjetër ata kanë arritur që të fitojnë vëmendjen e njerëzve. Ata janë i vetmi çift momentalisht që janë eliminuar të dy dhe po vazhdojnë lidhjen e tyre të qetë jashtë ku herë pas here na ëmbëlsojnë me postimet e tyre krah njëri-tjetrit.

Në rrezik eleminimi për të dalë të premten janë Einxhel, Donaldi dhe Beatrix. Mbrëmjen e djeshme u largua nga loja Dagz duke e lënë kështu romancën me Einxhel brenda shtëpisë përgjysmë. Por na mbetet të presim se çfarë dinamikash do të krijohen mbrëmjen e të premtes. A do t’i bashkohet Einxhel jashtë Dagzit, apo do të ‘shkatërrohet’ çifti Donald-Beatrix?