Celebrities Gossip Music

Claydee zbulon hapat e parë në muzikë dhe inspiron të rinjtë të ndjekin ëndrrat e tyre!

I ftuar në pjesën e parë të “Më lër të flas” ditën e sotme ishte Claydee. Një artist energjik që numëron shumë fansa jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit tonë, Claydee erdhi me një intervistë shumë speciale sot ku foli sa për jetën profesionale, aq edhe për atë personale. Claydee zbuloi hapat e parë në muzikë gjithashtu, teksa tregoi edhe vështirësitë që ka hasur.

Fillimi ka qenë i vështirë, si për të gjithë njerëzit. Racizmi gjithmonë ekziston, por ka të bëjë shumë familja. Ka qenë e vështirë, por rezultatet dhe puna jote shihen. Racizmi mbaron kur ke sukses. Vitet e fundit kam filluar flas më shumë shqip, mundohem sepse është gjuha ime dhe është mirë mos të harrosh kurrë nga fillove sepse nuk kupton distancën, sa larg ke vajtur.

Kur je i vogël, ka të bëjë shumë ku je dhe çfarë sheh. Puna ime e parë ka qenë të mësoj njerëzit të kërcejnë latine. Duke mësuar njerëzit të kërcejnë, bënim edhe show, bënim editime këngësh, dhe aty e kuptova që më pëlqen kjo. Kam qenë rreth 19 ose 20 vjeç. Aty u thashë nuk do bëhem mjek siç dëshiroja, do merrem me muzikë. Unë mora këtë vendim, edhe shkova në një shkollë.

Artisti përcolli mesazhe shumë të forta, nga ai i rëndësisë që familja ka në jetën e dikujt, deri në besimin e një ëndrre dhe vizioni deri në fund.

Kemi qenë një familje që nisëm nga 0 në Greqi edhe u ngritëm pak nga pak. Pasuria që kërkojnë njerëzit në jetë, mund ta kenë që në fillim, edhe është familja. Unë bëja atë që më pëlqente. Duke bërë atë që më pëlqen, brenda pak viteve shumë këngë që kemi bërë janë futur nëpër filma të Netflix. Unë kur isha i vogël doja të udhëtoja nëpër botë, por nuk e dija që muzika ishte bileta ime për këtë. Prandaj fëmijët duhet të kenë një vizion dhe të besojnë tek ai, sepse universi do t’ua kthejë.

Claydee tregoi arsyen se pse nuk dëshiron të flasë për jetën personale, u shpreh për lidhjen që ka me djalin e tij, dhe komentoi zërat që e kanë dashur në një lidhje me artisten poashtu me origjinë shqiptare, Eleni Foureira.

Djali im më ndihmon. Kur jam me të nuk mendoj asgjë për punën. Kaloj shumë momente të bukura. Jemi si shokë… Për jetën private nuk flas shumë se është private. Por në jetë duhet të kesh njerëz që të ndihmojnë, dhe ti t’i ndihmosh ata… Sapo bën një këngë me dikë, shkruajnë që jemi bashkë. Kjo nuk është hera e parë që më ndodh…