Bota

CNN e bën të madhe, pushon nga puna tre punonjës që nuk ishin vaksinuar kundër COVID-it!

Refuzuan të bënin vaksinën anti-COVID dhe u paraqitën në punë të pavaksinuar por rrjeti i njohur televiziv amerikan, nuk ia fali. Ata nuk do të jenë më punonjës të CNN-it.

Siç bën të ditur New York Times, shefi i kompanisë mediatike, Jeff Zucker ka njoftuar punonjësit se vaksina përbën detyrim për ata që punojnë me njerëz të tjerë apo në terren.

Dua të jem i qartë, mbi këtë qëndrim tonin, toleranca është zero!

Nuk ka detaje për pozicionin e punës së punonjësve dhe as për mënyrën si u zbuluan. Aktualisht, CNN nuk kërkon një provë të imunizimit kundër koronavirusit, por bazohet në deklaratat e punonjësve. Mësohet se një politikë e tillë pritet të ndryshojë në javët e ardhshme.

Pas masave kufizuese anti-COVID, më shumë se një e treta e pjesëtarëve të stafit paraqitet rregullisht në zyrat e CNN-it.