Bota

Covid-19, mbi 38 milionë të infektuar në të gjithë botën

Në të gjithë botën janë mbi 38.6 milionë raste me Sars-Cov2. Nga këta rreth 1.1 milionë janë viktima. Por universiteti amerikan “John Hopkins” thotë se lajm i mirë është shërimi nga koronavirusi i ri i më shumë se 29 milionë personave.

India ka numrin më të lartë të atyre që e kanë fituar betejën me sëmundjen, e ndjekur nga Shtetet e bashkuara, Brazili, Rusia dhe Kolumbia.

Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në Indi, ndërsa pas saj radhiten SHBA-ja, Brazili, Rusia dhe Kolumbia. Ndërkaq, në Turqi, numri i të shëruarve ka arritur në 298 368.