Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri ashtu siç nuk e keni parë kurrë më parë!

Dafina Zeqiri është padyshim një nga këngëtaret më të mira të tregut tonë muzikor prej shumë vitesh tanimë. E së fundmi, bukuroshja ka qenë shumë e përfolur si nga ana profesionale për albumin e saj më të ri që po lançon “Dafinë moj” ashtu si dhe për jetën sentimentale, nga lidhja e shumëpërfolur me Dj Geek.

Këngëtarja mbetet payshim dhe një nga më vajzat më seksi dhe provokuese të skenës tonë, por si ka qenë Dafi shumë kohë më parë? Para se të ishte një nga divat e showbiz-it tonë, kur ka qenë vetëm një vajzë e vogël, Dafina ka publikuar dy fotografi në Instatory dhe mund të themi me plot gojë se që atëherë ka qenë një bukuroshe. Në fotografinë e parë, këngëtarja ka qenë në klasën e dytë, ndërsa në tjetrën në klasën e 5.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë, Dafi u nominua nga qeveria suedeze për Çmimin e Eksportit të Muzikës për shkak të nënshtetësisë suedeze. Këtë gjë e bëri me dije me anë të një postimi në Instagram vetë ministrja e Tregtisë së Jashtme dhe e Çështjeve Nordike, Anna Hallberg.

Ditën e djeshme u zhvillua ndarja e çmimeve në “sallonin e kaltër” të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Suedisë, ku dhe këngëtarja ishte prezente së bashku me partnerin e saj, Dj Geek. Edhe pse Dafi nuk arriti të fitojë çmimin (i cili u fitua nga Oscar Holte, autor këngësh i emrave të njohur ndërkombëtarë si: Christina Aguilera, Katy Perry, Justin Timberlake dhe The Weeknd), ajo sërish arriti të tërheqë vëmendjen me pamjen e saj.

Dafina ka bërë me dije shumë bashkëpunime të tjera që do të mbajë “Dafinë moj” me këngëtarët më në zë të showbiz-it si, Tuna, Mc Kresha, Elinel, Argjentina Ramosaj, RON, Lumi B, Buta dhe nuk mund të mungonte gjithashtu një bashkëpunim me të dashurin e saj të zemrës, Dj Geek.