Celebrities Gossip Showbiz

Dafina Zeqiri sapo na tregoi se nuk ka nevojë për një të dashur për t’ia dalë vetë!

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lansojë projekte shumë të veçanta. Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh, por së fundmi është aluduar se çifti i kanë dhënë fund.

Herë me postime që duket se e pranojnë se janë ndarë e herë me postime që na tregojnë të kundërtën, megjithatë me një postimi të bërë pak më parë Instastory Dafi na ka treguar se edhe pa të dashur ajo mund t’ia dalë vetë.

Jam rritur në një familje ku gratë ia dilnin vetë me apo pa një burrë, ndaj më beso kur të them se e ka në dorë.

Edhe pse ende e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram, Dafina ka fshirë çdo foto me të. Jo vetëm kaq por dyshimet i ka ngritur dhe një postim në Instastory ku shkruhej se ndihej ‘Bosh’. Më pas këngëtarja publikoi këngën e saj të re, e cila titullohet “Harroj” e më këtë edhe pse ende ata nuk kanë reaguar për këto thashetheme, ndjekësit janë të bindur se ata janë ndarë.

Para pak javësh ajo festoi ditëlindjen e saj në një festë mjaft të veçantë, të madhe të organizuar në Prishtinë. Në këtë mbrëmje speciale për artisten e njohur dhe të talentuar nuk munguan familjarët, miqtë e ngushtë, ndër to edhe personazhe të njohur si dhe bashkëpunëtorët e saj si Ylli Limani, Teuta Selimi, Lori Kaçka, Klajdi Haruni, Bruno e shumë të tjerë.

Ajo që u bë kryefjala e ditës së djeshme dhe që mori vëmendjen e të gjithëve ishte edhe urimi që Dj Geek i bëri partneres ose ish-partneres “Gëzuar ditëlindjen Mbretëreshë”, përveç kësaj Dj ishte i pranishëm edhe në festë e saj dhe në videot që kanë qarkulluar ata kanë qenë duke kërcyer me njëri-tjetrin. Kjo shton akoma dhe më shumë dyshimet se si mund të jenë raportet mes tyre, a janë të lidhur dhe gjithçka është okej apo janë ndarë. Gjithësesi ne po jua lëmë juve ta gjykoni…