Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të parë të maturës, Kushi: Rreth 24% e maturantëve morën notën 10!

Rezultatet e provimit të parë të maturës, gjuha e huaj kanë dalë këtë të diel.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se kalueshmëria në këtë provim është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.

“Jam optimiste për rezultatet e para të   maturantëve tanë në   provimin e gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore. Gëzohem që një pjesë e mirë e tyre kanë shkëlqyer me rezultate të larta.  Kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve. Suksese të gjithëve edhe në provimet e radhës dhe ju bëj thirrje të gjithë nxënësve dhe mësuesve që të vijojmë të respektojmë rregulloren   me korrektësi maksimale dhe të garantojmë së bashku një proces mature të qetë e me standarde”, shkruan Kushi.

Linku i rezultateve: http://qsha.gov.al/infos/matura_2023/d3/D3_rezultate.pdf