Celebrities Gossip Showbiz

Dasmë në horizont, 2022 mund të jetë fatsjellës për Rihanna-n dhe ASAP Rocky!

Marrëdhënia e Rihanna-s dhe të dashurit të saj, ASAP Rocky, po bëhet gjithnjë e më serioze dhe së fundmi mediat e huaja kanë mësuar se viti 2022 mund të jetë i veçantë për çiftin. Dyshja e njohur festuan Vitin e Ri së bashku në shtëpinë e tyre në Barbados dhe sipas burimeve, 2022-shi mund të jetë viti që ata do të thonë: “PO”.

Në janar 2020, Rihanna dhe Rocky, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, e bënë publike romancën e tyre. Dhe që atëherë ata janë shfaqur gjithnjë e më shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Në fakt, një burim i afërt me këngëtaren nga Barbados tha për “HollywoodLife” se është vetëm çështje kohe para se ASAP t’i propozojë.

Rocky e ndjen absolutisht se Rihanna është personi i përsosur për të dhe ai nuk mund ta imagjinojë jetën e tij pa të. Ata kanë diskutuar për martesën dhe fëmijët. Ata e dinë se është diçka që të dy e dëshirojnë. Pavarësisht se romanca e tyre ka ecur shpejt ata kanë qenë miq për kaq shumë kohë përpara se të lidheshin.

Babai i ndjerë i Rocky-t ishte nga Barbados dhe ai ka ende të afërm që jetojnë në ishull. Sipas burimit, familjarët e miratojnë lidhjen e tyre.

Rocky ka një marrëdhënie të shkëlqyer me familjen e Rihanna-s dhe është vetëm çështje kohe para se t’i propozojë.

Rikujtojmë se, artistja shumë e suksesshme Rihanna ka premtuar se muzika e re do të vijë së shpejti. Fansat kanë pritur një kohë shumë të gjatë dhe duket se mbërriti çasti. Kur u pyet së fundmi nëse po punonte për melodi të reja, ajo tha “Së shpejti”.

Rihanna më parë premtoi se albumi i saj i ri do t’ia vlejë, ndërsa ka ngacmuar fansat se mund të presin një tingull krejtësisht të ndryshëm. Krijuesja e hitit “Rude Boy” këmbënguli se ajo është gjithmonë duke punuar në muzikën e saj dhe pavarësisht lutjeve të fansave që ajo të ndajë materialin e saj të fundit, ajo dëshiron të presë derisa të jetë plotësisht e kënaqur.