Politikë

Deklarata e Kim nga Shkodra për Berishën? Vjen reagimi i Ilir Metës

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka dalë në një deklaratë për mediat pas takimit që zhvilloi këtë të premte në selinë blu me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Meta tha se kandidatët për kryetarë bashkie të dalë nga opozita janë të zgjedhur përmes një procesi legjitim dhe demokratik, kur u pyet në lidhje me deklaratën e ambasadores Yuri Kim në Shkodër për Berishën.

“Kandidatët nga opozita janë zgjedhur përmes procesit më legjitim më demokratik që ka njohur historia jonë e re e demokracisë. Përfaqësojnë vlerat e qytetarisë dhe vizionin e qartë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Janë kandidatë të përkushtuar në rrugën euroatlantike të Shqipërisë, ndaj dhe do të fitojmë. Koalicioni jonë do të vendos llogaridhënien. Do të rikthejmë transparencën dhe interesin publik. Në 4 vite në Tiranë janë firmosur nga Këshilli i Bashkisë 1.4 miliardë euro. Nëse do të ishin investuar në kryeqytet do Tirana do të ishte ndryshe”- tha ai.

Meta komentoi dhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave duke thënë se qytetarët tashmë janë mësuar me mashtrimet e kreut të qeverisë Edi Rama. Sipas tij ky i fundit kujtohet për qytetarët vetëm në prag fushate.

“Qytetarët janë mësuat me mashtrimet e përsëritura të Edi Ramës. Ramsa kujtohet për qytetarët pak javë para zgjedhjeve. Nuk mund të harrojnë se përgjegjës për shtrenjtimin e kostos së jetesës është Edi Rama. Zgjidhja është modeli që ofrojmë ne m dhe kandidatët tanë të shkëlqyer. Në Shkodër do dalim 5 me zero. Opozita synon por një fitore në të gjithë qytetet e vendit. Do të ketë shumicën dërmuese në këshillat bashkiakë”- shtoi ai.

I pyetur se a do të ketë takime të përbashkëta me Berishën në fushatë, kreu i Partisë së Lirisë u përgjigj:

Jemi në shërbim të kandidatëve ta janë zgjedhur përmes procesit legjitim, janë kandidatë supereiore në raport me kandidatët e palës së tjetër.