Showbiz

Demi Lovato e shqetësuar për kilet e tepërta

Këngëtarja e famshme Demi Lovato që pas mbidozës që pësoi vitin e kaluar po mundohet të mbajë një profil të ulët duke mos u shfaqur në media e duke mos pranuar të japë intervista.

Burime pranë saj kanë konfirmuar se kohët e fundit ajo është shumë e shqetësuar për kilet e tepërta dhe po stërvitet në palestër si kurrë më parë.

Këto masa këngëtarja po i merr para se të ngjitet në skenë pas 1 viti shkëputjeje. Së fundmi Demi ka punësuar një menaxher të ri, pikërisht Scooter Braun i cili menaxhon gjithashtu Ariana Grande dhe Justin Bieber.