Showbiz

Demi Lovato vjen me një projekt të ri muzikor

Pas performancës së saj emocionuese në “MTV AMA” dhe asaj në “Super Bowl” ku këndoi himnin e Shteteve të Bashkuara, Demi Lovato duket më gati se kurrë për tu rikthyer fuqishëm në muzikë.

Falë ndihmës së producentit të saj Scooter Braun me të cilin Taylor Swift ndodhet në gjyq për të drejtën e albumeve të saj, Demi Lovato nga ana tjetër ka vetëm pak kohë që e ka punësuar si menaxher dhe marrëdhënia e tyre profesionale duket se do të sjellë hite.

Me anë të disa postimeve në rrjetet sociale, këngëtarja ka lajmëruar se ditën e premte do të lançojë projektin e parë muzikor pas 2 vitesh.

Kënga do të quhet “I Love Me” dhe fansat presin me padurim që ta dëgjojnë.