Bota Sport

Dëmtohet Cristiano Ronaldo, Al Nassr anulon turneun në Kinë!

Dëmtimi i Cristiano Ronaldos ka bërë që Al Nassr të anulojë turneun dhe dy ndeshjet miqësore në Kinë. Edhe pse duket diçka e pabesueshme, edhe kjo mund të ndodhë. Për shkak të peshës që CR7 ka në botën e futbollit dhe konkretisht te ndjekja që i bëjnë fansat, Al Nassr do spostojë turneun kinez. Cristiano Ronaldo ka kërkuar ndjesë publike pasi pa dëmtimin e tij që kontribuoi në anulimin e turneut të Al Nassr.

“Siç e dini, në futboll ka gjëra që nuk mund t’i kontrollosh. Në 22 vjet nuk kam pasur shumë lëndime, kështu që jam shumë i trishtuar sepse unë dhe Al Nassr kemi ardhur për të shijuar këtë turne. Kam qenë shumë herë në Kinë, e para në vitin 2003 apo 2004. Këtu ndihem si në shtëpinë time, ndihem sikur është shtëpia ime e dytë””, tha CR7 mes të tjerash.

Al Nassr publikoi ​​një deklaratë duke njoftuar shtyrjen e ndeshjeve për një datë të mëvonshme, pa specifikuar megjithatë arsyen. Biletat për ndeshjet kundër Shangai Shenua dhe Zhejiang u shitën brenda pak minutash.

Shtyrja e dy ndeshjeve do të shmangë problemet e rendit publik që do të ishin krijuar nga mungesa në minutën e fundit të ish-lojtarit të Realit të Madridit dhe Juventusit.