Bota

Deri në dy muaj leje për rritjen e fëmijëve nën 8-vjeç, miratohet vendimi për baballarët në Bullgari!

Baballarët biologjikë dhe birësues në Bullgari do të kenë të drejtën e lejes atërore prej dy muajsh për rritjen e një fëmije nën moshën 8-vjeç, sipas ndryshimeve në Kodin e Punës të miratuara sot. Pushimi mund të merret një herë ose pjesërisht me kusht që babai të mos ketë përdorur leje për rritjen nën 2-vjeç.

Leja e atësisë nuk mund t’i transferohet prindit tjetër. Pushimi do të llogaritet në kohëzgjatjen e shërbimit kontribues të një personi. Ai vlen për individët që kanë sigurime shoqërore dhe kompensimi do të përcaktohet çdo vit. Ndryshimet kanë të bëjnë gjithashtu me shkëmbimin e dy direktivave të BE-së në lidhje me kushtet transparente dhe të parashikueshme të punës dhe ekuilibrin punë-jetë.

Ndërkaq, rikujtojmë se në lëndën e biologjisë kemi mësuar se ne trashëgojmë 50% të ADN-së nga nënat tona dhe 50% nga baballarët. Megjithatë, ky fakt biologjik nuk do të thotë që secili prind i kalon fëmijës së tij një sasi të barabartë karakteristikash fizike dhe gjenetike. Në fakt, fëmijët kanë 60% më shumë gjasa të trashëgojnë tipare të jashtme nga baballarët e tyre. Ju tregojmë në këtë link 6 tiparet që ka më shumë gjasa t’i trashëgoni nga babai juaj.

Ashtu si në çdo aspekt të personalitetit, shenja e horoskopit thuhet se ndikon edhe në marrëdhënien me fëmijët. Kështu, sipas ekspertëve, shenjat e horoskopit specifikojnë se meshkujt e cilave shenja janë baballarë më të mirë. Duke u nisur nga kjo, zbuloni shenjat që janë edhe baballarë të mirë.