Bota

Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Himarë

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e sotme në Himarë, ku Kliti Leka qëlloi për vdekje biznesmenin Niko Goro, ndërsa mbeti e plagosur motra e tij Eftiqi Qesko.

53 vjeçari Leka nga Tirana pasi vrau biznesmenin është larguar në drejtim të Livadhit, ndërsa në automjet iu gjetën dhe dy armë, një automatik dhe një pistoletë. Mësohet se ai nuk ka shfaqur pendesë për krim e rëndë. Ngjarja ndodhi për një borxh prej 70 mijë eurosh.