Art & Kulturë Pardon My French

Detajet e shfaqjes teatrale, ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’ nga Artan Imami dhe Indrit Çobani!

Ky episod i ‘Pardon My French’ ishte padiskutim shumë artistik pasi në pjesën e parë u diskutua për teatër dhe në pjesën e dytë për muzikë. Shfaqja teatrale ‘Shtëpiakë të dëshpëruar’ nga regjisori Artan Imami dhe aktor Indrit Çobani të cilët na treguan detajet dhe si lindi ideja për këtë stand-up na tregojnë dy artistët.

Fillimisht, Indriti dhe Artani na treguan për suksesin e madh që pati shfaqja e tyre.

Indriti: Ishte një sezon shumë i mirë dhe jemi shumë falenderues për mënyrën si rrodhi ky sezon teatror. Tani jemi në komedinë me Tanin dhe është një shfaqje që i shkon dhe shumë sezonit në të cilin filloi.  

Artani: Është e vërtetë që shfaqjet e fundit po njihen në mënyrë dramatike. Personazhi që luaj unë akoma se kam kuptuar është viktimë, një don zhuan apo është një maskara i fëlliqur apo një njeri i cili jeton si parazit në kurriz të të gjithë të dashurave që ka pafund.

Si i lindi regjisorit, Tanit ideja për realizimin e një shfaqjeje të tillë?

Artani:Po kërkoja një pjesë, kisha 1 vit e gjysmë që gërmo e gërmo, të gjeja një pjesë e cila të vinte thjesht, në mënyrë origjinale, të përmbushte aspirata që kishim ne, artistike dhe financiare. Të kishte një formë paksa më ndryshe, i isha drejtuar stand-up për të eksperimentuar dhe për veten time. Duke peshkuar ashtu si duhet gjeta tre komedianë që bëjnë monologun e tyre të ndërthurur me një histori shumë të thjeshtë. Historia është që njërin prej tyre e ka lënë e fejuara, Sofia dhe ky viktima jam unë (qesh). Pjesa është shumë argëtuese, nje gjë e ka të sigurt, është argëtuese bëhet humor mbi gjithçka. Stand-up me temë sidomos bashkëjetesën që është një nga temat më të rrahura duhet ta kesh kaluar në kurriz, unë e pata këtë fat 8- 9 vitet e fundit, prandaj tani isha gati (qesh).

Tani dhe Indriti gjithashtu na tregojnë dhe një veçanti të shfaqjes së tyre.

Tani: Doja ta veçoja skenën, idenë e kemi pasur që në pandemi që të gjejmë një vend të hapur, për shkak të pandemisë dhe për të qenë të pavarur. Tirana të jep pak mundësi të kësaj natyre, me këmbënguljen e Indritit duke kaluar gjithë ditën te sheshi mbrapa teatrit e gjeti si vend. Ia kërkuam Bashkisë, i thamë që duam të bëjmë një teatër ‘open-air’. Erioni pastaj me shumë qejf dha dhe lejen e tij. Ne e iniciuam dhe aty lindi teatri i Tiranës ‘open-air’.

Indriti : Lokacioni është shumë i mirë se është në qendër të Tiranës, është i arritshëm nga kushdo. Është skenë e re që publiku erdhi dhe e ndoqi. Është në orën 21:00. Mori gjallëri ajo skenë më shumë nga sa ne e kemi menduar. Kjo është me të vërtetë një skenë e pavarur.