Celebrities Gossip Showbiz

Dhurata Dora na zbulon pak nga festa madhështore e ditëlindjes së saj në New York!

Dhurata Dora është një nga këngëtaret shqiptare më të dashura për publikun, jo vetëm për zërin e mrekullueshëm që ka, por edhe për përformacat interesante që sjell.  E duket se së shpejti do të kemi një surprizë nga Dhurata.

Artistja e njohur ditën e djeshme zbuloi se do të publikonte këngën e saj më të re. Në një postim të fundit të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, Dhurata njoftoi fansat se po vjen me projektin e saj të ri të quajtur “Criminal”.

E bukuroshja e solli projektin e saj muzikor që padyshim ishte më shumë se unik dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm me 1 milion klikime në vetëm një ditë. Krahas saj, Dhurata ditën e sotme nuk festoi vetëm këtë sukses, por edhe ditëlindjen e saj. Artistja na ka zbuluar pamje nga festa madhështore e ditëlindjes në New York.

Ditëlindja në NY, faleminderit të gjithëve për urimet dhe për një milion klikime për një ditë, Criminal. Ju dua

Ndërkohë është përfolur gjithashtu për një bashkëpunim mes Dhurata Dorës dhe Ledri Vulës. Gjithçka që dihet për këngën, sipas këtyre burimeve është se ata e kishin planifikuar me kohë këtë bashkëpunim, por planet janë shtyrë falë pandemisë. Ende nuk dihet një datë publikimi, zhanri apo titulli i duetit, megjithatë ne jemi në pritje për konfirmimin dhe detajet e vetë artistëve.

Nëse realizohet, ky do të jetë bashkëpunimi i parë mes dyshes, pasi ata nuk kanë realizuar projekte muzikore më para në karrierën e tyre. Ledri dhe Dhurata përpos miqësisë si artistë kanë edhe një lidhje tjetër mes tyre, pasi partnerja e reperit është shoqe e ngushtë me këngëtaren prej vitesh dhe atë shpesh e kemi parë edhe në festat familjare të çiftit. Dhurata gjithashtu poston shpesh foto me vajzën e tyre, Poem Blu duke treguar marrëdhënien tepër të afërt me ta.