Celebrities Live From Tirana

Diana Ziu: “Unë paguhem sa një punëtore që punon në Sheraton”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur për markat dhe çmimet marramendëse ishte e ftuar në studio Diana Ziu, kritike arti dhe kompozitore. Si ka qenë kur Diana ishte e re, kujdesi ndaj vetes?

Në familjen time, kisha vjehrrën e cila ka qenë rrobaqepëse dhe cdo gjë qepej bukur dhe me modën e atëhershme. Për mua asnjëherë nuk ka egzistuar termi luks dhe modë, mua më ka shijuar ajo që kam veshur. Disa studentë sot janë të egzagjeruar në veshje, fillojnë që në klasë të 5-të. Një lloj snobizmi në konceptin e të veshurit. E para nuk janë rehat vetë, vajzat kanë një lloj vështirësie me takat mes zhavorit.

Më ka bërë përshtypje njëherë që shihja një vajzë që dukej sikur kishte veshur një këmishë nate, por në fakt ishte një fustan shumë i bukur i cili nuk nuk ishte për t’u veshur në rrugë. Çdo vajzë t’i mbajë për vete hiret e veta. Unë jam në siklet kur shoh dikë që jep lajmet me një xhaketë që poshtë saj nuk ka asgjë. Nuk më kënaq syrin dhe nuk e kam mendjen te ajo që thotë.

Si është të menaxhosh paratë dhe sa vlerësohet puna e Dianës sot?

Ka një kontrast mes asaj që punoj dhe prodhoj dhe për atë që unë sjell në familje. Është një hendek kaq i madh që na ka lenë në mjerim. Unë paguhem sa një punëtore që punon në Sheraton. Kam krijuar simfoninë me 4 kohë për 100-vjetorin e Pavarësisë dhe nuk jam paguar. Unë mora çmim të parë nga juria shqiptare dhe ajo botërore. Ministria e Kulturës edhe sot e kësaj dite nuk më ka paguar. Ishim 7 artistë që duhet të merrnim 50 milionë.

Ndoshta këto para janë përdorur për fushatë, ja kanë dhënë dikujt me mik ose dikujt që ka blerë çant 20 mijë euro. Njerëzit më thonin mos u mërzit se këto lekë i ka marrë filani dhe gruaja e vetë ka blerë 20 mijë euro çantë. Kam fituar gjyqin dhe ende akoma asgjë sepse u pezulluan gjykatat. Ne nuk kemi vëmendje nga institucionet, nuk paguhemi për veprat, nuk ka porosi për veprat. Unë gjatë karantinës u mora shumë me muzikën e dhomës, kam mbaruar 9 kuartete. Kohën e lirë pikturoja.