Celebrities Gossip Showbiz

Dikush paska një ankesë për Era Istrefin dhe ajo është fotografja e njohur Lena Nikolaj!

Këngëtarja e njohur Era Istrefi tanimë njihet nga të gjithë për look-un e saj unik dhe të veçantë. Era shpesh në fotot e saj në rrjetet sociale duket super e kuruar, madje nuk mungojnë as fotot provokuese. Por, kush qëndron pas këtyre super fotove të Istrefit?! Ish-fotografja e hitit “Bonbon”, Lena Nikolaj në një intervistë të dhënë së fundmi ka shprehur se ka punuar me orë të gjata me Erën dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë.

Në deklaratën e saj ajo u shpreh se ishte ky momenti kur reflektoi dhe vendosi të eksploronte më tepër.

Është pak për të qeshur në fakt. Unë kam lindur në Michigan dhe flisja në shqip, gegnisht. Por u futa në kurset e anglishtes dhe e harrova. Në moshën 24-vjeçare fillova të dilja me një djalë shqiptar dhe nisa të mësoja gjuhën shqipe, por nuk ja dola. Unë kam punuar me Era Istrefin, punoja me orë të gjata dhe pagesa nuk ishte shumë e mirë. Edhe aty ndalova dhe thash që kjo është diçka shumë e mirë dhe që mund ta eksplorojë më tej. Kur isha në Bali e kuptova më shumë. Unë udhëtoj vetëm dhe kam qenë në shumë vende që kam bërë foto si Italia, Shqipëria, Sllovenia, që nuk e dija që mund të ishte aq e bukur. Kam qenë në shumë shtete dhe fotot kanë dal shumë të bukur. Në Bali do të rikthehesha se më pëlqen shumë, në Itali po ashtu.

https://www.instagram.com/p/Cdds1EfLXQb/

Ndërkaq, vlen të theksojmë se Era Istrefi është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare, ku pas një mungese të gjatë nga projektet muzikore iu rikthye pasionit të saj. Ka ardhur koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja akoma edhe më të bukura. Projekti i saj më i fundit, ‘Bebe’ renditet e para si kënga më e dëgjuar në Zvicër.