Celebrities Gossip Showbiz

Dikush shumë i rëndësishëm për Kidën ka ditëlindjen dhe urimi i saj është më i bukuri!

Kida është një prej këngëtareve më të dashura të showbiz-it shqiptar. Mbi më shumë se një muaj pasi ka lançuar këngën e saj më të fundit “Ike”, duket se bukuroshja po na tregon se nuk ka të ndalur. Para pak javësh, ajo na zbuloi cover-in e albumit që ajo kishte paralajmëruar prej kohësh dhe na zbuloi disa detaje rreth tij. “Orchide” është albumi i parë i saj përgjatë gjithë viteve karrierë dhe është emri i plotë i këngëtares.

E përpos karrierës, Kida është treguar gjithmonë diskrete me jetën e saj private edhe pse herë pas here ka postuar pak nga jeta e saj familjare. Siç ka bërë së fundmi ku teksa ka shpërndarë një video të mamasë së saj ku të gjithë të ftuarit po e uronin për ditëlindje dhe këngëtarja i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura.

Gëzuar ditëlindjen për ty, e veçanta ime! Unë jam shumë me fat që të kam ty si nënë. Të dua mami

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun finalizoi punën për albumin e ri muzikor “Orchide”, i cili u publikua në datë 21 dhjetor, teksa këngëtarja festoi edhe ditëlindjen e 24-të pikërisht atë ditë. Kida i bëri dhuratë fansave të saj dy surpriza. Teksa publikimi i “Orchide” ishte i pari, këngëtarja gjithashtu ka publikuar dhe këngën e saj më të dhe të shumëpritur “Mo j0”.