Sport

Disiplina e FSHF-së dënon dhunën në ndeshjen Erzeni U21 – Partizani U21!

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk e ka toleruar dhunën në ndeshjen Erzeni U-21-Partizani U-21, duke përjashtuar skuadrën shijakase nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024. Në ndeshjen e kampionatit U-21 mes Erzenit dhe Partizanit pati sherr mes lojtarëve. Kjo ka sjellë pezullime të shumtë të futbollistëve nga të dyja ekipet. Gjithashtu, dy skuadrat e Superiores, Egnatia dhe Skënderbeu janë ndëshkuar me gjoba 100.000 lekë.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF:

1. FK Egnatia, për mos marrjen e masave për përmbushjen e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

2. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. Lojtari i KF Vora U-17, Kevin Jata, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti

4. AF Triumph, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 dhe 13/2/a të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

5. Lojtari i FK Partizani U-21, Ralf Cela, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FK Partizani U-21, Frenki Shahaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i FK Partizani U-21, Danilo Bajraktari, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i KF Erzeni U-21, Laert Sallaku, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF Erzeni U-21, Klajvi Zeneli, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i KF Erzeni U-21, Barros de Sousa Ëalace Raynan, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i KF Erzeni U-21, Klauz Cergani, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i KF Erzeni U-21, Davidson Madrid Bentacur, për sjellje të dhunshme dhe sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/4 dhe 14/1/i të KDE dënohet me 1 (një) vit pezullim nga aktiviteti.

13. KF Erzeni U-21, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtarë, në bazë të neneve 6/3/i, 8/1, 13/2/d, 17/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë dhe përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

14. FK Partizani U-21, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Tofik Jashari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

15. AF Shqiponjat 2017, U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë, kunder KF Pogradeci U-19, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

16. AF Shqiponjat 2017, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë, kunder FK Egnatia U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

17. AK Shqipinjat 2017, U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-16, kunder KF Shkodra U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 34/3 të Rregullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

18. AF Arnisa, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër Prestige MFC, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

19. Zyrtari i AF Arnisa, Elton Korreshi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

20. Pranimin e kërkesës së KF Laçi U-17, për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Samuel Bibaj në bazë të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.