Aktualitet

Dita nis me vrasje, sherr për pronën në Lushnje!

Një i vrarë dhe tre të plagosur! Ky është bilanci tragjik i një sherri të vjetër për motive pronësie mes kushërinjsh, në Garunjas të Lushnjes. Rreth orës 06:15 minuta të mëngjesit, një 30-vjeçar u qëllua për vdekje me çifte, si dhe u plagosën babai e dy vëllezërit e tij.

Viktimë mbeti Romeo Hasalla ndërsa të lënduarit janë Shaip Hasalla, me dy djemtë e tjerë Emiljano dhe Laert.

Si autorë të dyshuar të krimit të rëndë, policia identifikoi e shpalli në kërkim vëllezërit Kastriot e Afrim Hasalla, të afërm të të vrarit dhe të plagosurve. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) janë vënë në kërkim të tyre.

Prej vitesh, kushërinjtë Hasalla kishin përplasje e pretendime për një sipërfaqe toke në Garunjas ku dhe ndodhi ngjarje sotme me një ta vrarë e tre të plagosur.