Celebrities Film & Tv

Ditë të “errëta” për Alec Baldwin, zbulohen detaje të reja nga sheshxhirimi në film që rezultoi fatal!

Sa herë flasim për xhirimet e filmit “Rust” menjëherë na vijnë në mendje ndodhi të këqija. Dhe po, kjo është e vërtetë. Së fundmi, shefi i ndriçimit i cili mbajti në krahë Halyna Hutchins teksa po jepte shpirt, ka paditur aktorin Alec Baldwin, përgjegjësen e armëve, Hannah Gutierrez-Reed dhe ndihmësin e regjisorit Dave Halls për ‘shqetësim të rëndë emocional’ pas të shtënave fatale dhe zbuloi se skena nuk kërkonte që Baldwin të qëllonte me armë.

Serge Svetnoy ngriti padi kundër tre anëtarëve të ekuipazhit si dhe të tjerëve dhe pretendoi se neglizhenca e tyre çoi në të shtënat ku si pasojë i shkaktoi atyre ‘trazira’ emocionale. Svetnoy pretendoi në dokumentet e gjykatës se plumbi goditi regjisorin Joel Souza, vrau Hutchins si dhe për pak sa nuk e goditi edhe atë gjithashtu.

Ai ndër të tjera tha se një nga njerëzit e parë që u kujdes për Halynan ndërsa ajo ishte mbuluar në gjak dhe u përpoq ta mbante të vetëdijshme. Padia zbuloi gjithashtu se skena që po bënte Baldwin nuk i kërkonte atij të tërhiqte këmbëzën. Sipas skenarit, aktori duhej drejtonte atë në drejtimin e përgjithshëm të kamerës.

Sipas ‘TMZ’, padia vazhdon me pretendimin se kishte dështime të tjera në xhirime, duke përfshirë shkeljen e normave të industrisë, refuzimin e kërkesave për ditë trajnimi për armë, mosdhënien e kohës së duhur për të lejuar të shtëna me armë, dështimin për të dërguar buletinet e sigurisë dhe përhapjen e stafit.

Por, nuk mbaron këtu. Një tjetër incident dramatik është shënuar gjatë xhirimeve të filmit. ‘TMZ’ ka raportuar së fundmi se një nga kameramanët e filmit, Jason Miller, është pickuar nga një merimangë dhe tani rrezikon t’i amputohet krahu. Kameramani u punësua për të xhiruar skena në Bonanza Creek Ranch në Santa Fe, New Mexico, ku u pickua nga merimanga e frikshme.