Showbiz

Djali i Gjikos dhe Elitës, tashmë me Instagram!

Kohët e fundit është kthyer në trend që fëmijët e vegjël të kenë një llogari të tyre në rrjete sociale. Pas vajzës së Ledrit, Poem Blu, së fundmi është bërë me dije se dhe djali i Gjikos dhe Elitës, i quajtur Zëri zotëron tashmë një Instagram.

Mesa duket ditën e sotme është hapur Instagrami i tij dhe tashmë ka mbledhur mbi një mijë ndjekës. Gjithashtu ka postuar disa fotografi, ndërsa ka vendosur të ndjekë vetëm prindërit e tij, Elitën dhe Gjikon.

Këta të fundit po ashtu ia menaxhojnë faqen Zërit, ndërkohë që reagimet nëpër postime kanë qenë të shumta.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndjekin Zërin në Instagram mund ta gjejnë me emër dhe mbiemër, Zëri Gjikolli.

Duhet theksuar se Elita dhe Gjiko së shpejti pritet të bëhen prindër për here të dytë me një vajzë.