Aktualitet

Djaloshi shqiptar “pushton” ekranin gjigand të “Times Square” në New York!

Nuk ndodh shpesh që portretin e një shqiptari ta shohim që të ekspozohet në ekranin më të famshëm në botë, atë të ‘Times Squere’, i cili ndodhet në New York të SHBA-së.

Brenda këtij ekrani gjigand kemi parë yjet tona të muzikës si; Rita Orën, Bebe Rexhën apo edhe Dua Lipën.

Por mes protagonistësh, këtë herë ka qenë pikërisht edhe fotoja e Leon Arifit, vogëlushit me Sindoromën Down, i cili shfaq në ekranin gjigand së bashku me aktivisten, Fjolla Rraci.

Në imazhin e ekspozuar në “Times Square”, Leoni, shihet i buzëqeshur dhe plot jetë përkrah, aktivistes, Fjolla Rraci, e cila në mënyrë vullnetare të prekurit nga sindroma “down” dhe ata me autizëm.

Lajmin e ka ndarë vetë Fjolla në rrjetin e saj social në Facebook, duke shkruar se kjo fotografi e ka zbukuruar qytetin e New York-ut.

‘Leon, kjo foto është bë në shkollë, aty ku çdo ditë të lume t’u të mësuar ty, unë kam mësuar prej teje! Sot e ke hijeshu Neë York-un e mu ma ki hijeshu jetën vite ma parë!! Shtese: Sa herë flasim në telefon të lutna mos me më harru, sot po të lutna prapë.’- shkruan ajo.