Celebrities Gossip Showbiz

“Do jenë në garë jashtë…”, çfarë po nënkupton Armaldo për Luizin dhe Kiarën?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Duket se Armaldo Kllogjeri e shikon të ardhmen e Luiz Ejllit në një ekran televiziv. Teksa ishte duke qëndruar në oborr me Ermiona Lekbellon dhe Kiara Titon, ai u shpreh se këngëtari është një figurë që i shkon shumë ekranit, pasi ka elokuencë dhe informacion për tema të ndryshme. Në fund, me shaka, Armaldo tha se nëse Luizi do bëhet pjesë e televizionit, do ketë xhelozi me Kiarën pasi janë në të njëjtën fushë.

 Për mua, Luizi është një figurë që i shkon televizionit. Jam i bindur se ai e krijon një emision, se në çfarë formati pastaj nuk e di. Jam i bindur se Top Channel do ta mbajë, do ta gjejnë mënyrën se si ta konkludojnë një emision ku të jetë Luizi, mbase do jetë një emision i mëngjesit. Luizi ka dhe informacion, ka elokuencë, bagazh, mund të jetë natyra që nuk do ta bëjë këtë gjë. Unë po flas shumë seriozisht tani. Këtu pastaj do bëjnë garë burrë e grua dhe mund të ketë xhelozi.

Tani i ka kërkuar Luizit që të pajtohet me Armaldon. Gjatë një bisede, këngëtari i tha aktorit se Maestro po tenton që të afrohet me të e po bën çmos për të rikthyer marrëdhënien si më parë. Tani, nga ana tjetër i kërkoi që të pajtohen, pasi Maestro nuk i ka bërë asgjë. Madje, aktori tha se Mastro ka lezetin e tij, duke shtuar se ai vepron “herë si pite, herë si simite”.