Celebrities Gossip Showbiz

“Herë pite herë simite”/ Tani-Luizit: Pajtohu me Maestron!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tani i ka kërkuar Luizit që të pajtohet me Armaldon. Gjatë një bisede, këngëtari i tha aktorit se Maestro po tenton që të afrohet me të e po bën çmos për të rikthyer marrëdhënien si më parë. Tani, nga ana tjetër i kërkoi që të pajtohen, pasi Maestro nuk i ka bërë asgjë. Madje, aktori tha se Mastro ka lezetin e tij, duke shtuar se ai vepron “herë si pite, herë si simite”.

Luizi: U bë copash Amarildo duke mu afru në të gjitha anët.

Tani: Pajtohuni!

Luizi: Ça me u pajtu?

Tani: Hë pajtohuni. Ka lezet Maestro, është herë pite herë simite. Ka lezetin e vet.

Luizi: Ka lezet kur e mbështes. Se vetëm e pa që nuk bëri gjë, pa ardhur vetë nuk e pranoj.

Tani: Për mua ai nuk ka bërë asgjë.

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve mundësinë që të rikujtojmë emisionin e transmetuar në Top Channel, “Qesh mirë kush qesh i fundit”. Teksa banorët u eliminuan një nga një, të fundit ngelën Olta dhe Ermiona e djemtë bënë çdo gjë. që t’i bënin të qeshnin dy vajzat. Luizi dhe Armanldo kishin si qëllim që të bënin Oltën që të qeshte, në mënyrë që të fitonte Ermiona. Në një moment Luizit dhe Maestros iu bashkuan edhe djemtë e tjerë, të cilët hoqën bluzat dhe performuan para dy vajzave. Ishte Olta ajo që u dorëzua e para dhe qeshi.