Celebrities Music Showbiz

“Do të jetë krejtësisht ndryshe!” Rihanna flet për albumin e saj të ardhshëm!

A ka ndonjë gjë që Rihanna nuk mund ta bëjë? Para pesë vitesh që nga debutimi i albumit të saj “Anti”, ajo rriti industrinë e bukurisë me 50 nuanca, u bë gruaja e parë me ngjyrë që lançoi një linjë mode luksoze me LVMH dhe krijoi linjën e të brendshmeve “Savage X Fenty”. Tani që ajo është një biznesmene e njohur dhe një miliardere e certifikuar, ajo më në fund vendosi të sjellë një album të ri. Përpara pjesës së tretë të shfaqjes së saj “Savage X Fenty”, Rihanna tha për “Billboard” se:

Ju nuk do të prisni atë që dëgjoni zakonisht. Unë jam duke eksperimentuar. Muzika është si moda. Ju duhet të jeni në gjendje të luani. Unë duhet të jem në gjendje të vesh çdo gjë që dua. Unë e trajtoj muzikën në të njëjtën mënyrë. Kështu që  jam duke u argëtuar dhe këtë herë do të jetë krejt ndryshe.

Kur u pyet se kur do të dalë albumi, Rihanna u përgjigj me qetësi:

Nuk e di, por ne po punojmë për albumin për t’ju surprizuar ju.

Nëse ka diçka që Rihanna mund ta thotë me siguri, është se ajo definitivisht nuk do të bashkëpunojë me Drake. Ajo tha se:

Nuk besoj që do ndodhë. Jo në këtë album, kjo është e sigurt.

Sa i përket bashkëpunimit me Lady Gaga, ajo tha se është e mundur që po. Në qershor të vitit 2019, Rihanna tregoi se një kombinim i menaxhimit të bizneseve të saj të shumta dhe mungesës së gjumit e kanë vonuar albumin e saj të nëntë. Këngëtarja u shpreh për “Interview Magazine” se:

Unë bëj modë një ditë, ditën tjetër merren me veshjet, një ditë tjetër merrem me “Fenty Beauty” dhe tjetrën me muzikë. Është njësoj sikur të kesh disa fëmijë dhe duhet të kujdesesh për të gjithë. Jam vërtet e kënaqur nga materiali që kemi deri më tani.

Rikujtojmë se, miliarderja Rihanna në një intervistë të dhënë së fundmi ka thënë se e sheh suksesin e saj ‘të frikshëm’. Këngëtarja 33-vjeçare u shpall miliardere muajin e kaluar nga “Forbes”, falë markave të saj të modës dhe bukurisë “Fenty”, përpos karrierës së saj muzikore ajo pranoi se e konsideron frikësues faktin që e shikojnë si një ikonë.