Celebrities Showbiz

Dua Lipa më gati se kurrë i bashkohet fushatës për të dhunuarit gjatë luftës në Kosovë!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Dua Lipa së fundmi i është bashkuar thirrjeve për marshim para Konsullatës së Përgjithshme të Serbisë në Nju Jork. Lipa përmes një fotografie të shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram, ju ka bërë thirrje njerëzve të bashkohen në marshin #RallyForHerJustice.

Iniciativë kjo e cila kërkon drejtësi për gratë dhe burrat që u dhunuan gjatë luftës në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Ndërkaq, Dua nëpërmjet një foto në Instastory ka shkruar:

Bashkojuni Vasfije Krasniqi në #RallyForHerJustice më 28 tetor në New York. Vasfije është një e mbijetuar dhe aktiviste e të drejtave të njeriut që e ka për mision mbrojtjen e të mbijetuarve në Kosovë dhe në botë duke kërkuar drejtësi për krimet e pandëshkuara gjatë luftës në Kosovë.

Jo më larg se disa ditë më parë Dua publikoi disa foto ku shfaqej e veshur me koleksionin e ri të markës “Puma”. Një gazetë serbe, “Novosti” ngriti pikëpyetje rreth famës botërore që Dua zotëron dhe pse ajo ndodhet në një poster në Serbi, kur sipas tyre ajo ka ide nacionaliste. Sa i përket muzikës, rikujtojmë, se albumi i Lipa-s, “Future Nostalgia”, është suksesi më i madh në karrierën e saj. Ky album ka qëndruar në top-listat botërore me javë të tëra. Këngëtarja me famë ndërkombëtare, tani po përgatitet për fillimin e turit të saj botëror.

26-vjeçarja u detyrua që në vitin 2020 të anulonte koncertet pikërisht për shkak të situatës së vështirë me pandeminë, ndërsa tashmë ajo ka konfirmuar datat e reja të turit. Pak ditë pasi njoftoi për koncertet që do të mbahen në Amerikë, Dua tashmë ka zbuluar edhe datat e koncerteve në Australi dhe Zelandën e Re.

Ndërsa sa i përket këngës së Dua-s me legjendën e muzikës, Elton John, “Cold Heart”, ju rikujtojmë se ky projekt ka arritur të ngjitet në krye të klasifikimit të “The Official Big Top 40”. Ky është projekti i dytë i Elton John që ka arritur vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.