Showbiz

Dua Lipa xhelozon Ritën, së shpejti një bashkëpunim me ish të dashurin e saj

Dua Lipa dhe Rita ora pas këtij lajmi të fundit me siguri nuk do të arrijnë kurrë të kenë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën.

Në festën e “Brit Awards”, Dua Lipa u pa duke shkëmbyer një puthje me Dj e famshëm anglez Calvin Harris i cili njëkohësisht është dashuria e vjetër e Rita Ora-s dhe kjo gjë nuk ka ndodhur pa një arsye.

Anglezi Harris, më në fund e ka zbuluar misterin. Në rrjetin social Twitter ai shkruan se së shpejti do të publikohet bashkëpunimi më i ri i tij me Dua Lipa-n.

Projekti quhet “One Kiss” dhe pritet të ketë mjaft sukses në tregun muzikor ndërkombëtar. Prej një viti përflitej se mes dy artistëve të famshëm do të kishte një bashkëpunim ndërkohë që Rita Ora me siguri nuk është e lumtur për këtë fakt.