Celebrities Gossip Showbiz

Duhet të prisni dhe pak orë për të dëgjuar surprizën më të re nga Ledri Vula!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

E së fundmi duket se ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri. Vetëm për disa orë të gjithë dashamirësit e muzikës së tij do të mund të dëgjojnë projektin më të ri nga reperi. Kënga që do të publikohet ditën e sotme në orën 20:00 dhe do të quhet ‘Lockdown’. Këtë e ka bërë me dije vetë Ledri duke na zbuluar dhe pak nga kënga e tij më e re me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram.

Një ndër çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar është Ledri Vula dhe Sara Hoxha. E cila nuk është shfaqur kurrë nëpër intervista apo ka folur rreth lidhjes së saj me këngëtarin.

Dyshja janë prindër të një vajze të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.

Së fundmi në fakt ka qenë Xheraldina, mamaja e Ledrit ajo që ka shpërndarë një video ku duket Poem teksa hedh hapat e saj të parë dhe padyshim që për një prind nuk ka lajm më të gëzuar dhe që t’i falë më shumë emocione. Sara dhe Ledri nuk mund të qëndronin pa reaguar duke komentuar emoji që simbolizojnë lot gëzimi apo duke shprehur se i vjen për të qarë nga ky moment kaq i bukur për një prind.