Celebrities Music Showbiz

Dy anëtarë të tjerë të BTS rezultojnë pozitivë me COVID-19!

Pasi një nga anëtarët e grupit të njohur korean BTS, Suga, rezultoi pozitiv me koronavirus pasi u kthye nga koncerti në Shtetet e Bashkuara, tani gjithashtu dhe RM dhe Jin janë diagnostikuar me COVID-19. Lajmin e bëri të ditur “Big Hit Music”, kompania e menaxhimit e grupit të njohur. Ata njoftuan në një deklaratë se RM, 27-vjeç dhe Jin, 29, gjithashtu janë infektuar me koronavirus.

Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndjekur orarin e tij personal si pjesë e periudhës së pushimeve të tij zyrtare, RM iu nënshtrua menjëherë testit PCR, i cili rezultoi negativ dhe u fut në vetëkarantinë në shtëpinë e tij, siç kërkohet nga procedurat e kontrollit të COVID-19. Megjithatë, ai iu nënshtrua testit PCR të shtunën, përpara daljes së tij të planifikuar nga karantina dhe u zbulua se ishte pozitiv për COVID-19. Jin u kthye në Kore të hënën, më 6 dhjetor dhe iu nënshtrua testit PCR menjëherë pas kthimit të tij dhe përsëri para lirimit të tij nga vetë-karantina, testi doli negativ në të dyja rastet. Sidoqoftë, duke ndjerë simptoma të ngjashme me gripin të shtunën pasdite ai iu nënshtrua testit PCR dhe doli pozitiv për COVID-19 më vonë gjatë mbrëmjes.

“Big Hit Music” vuri në dukje se RM dhe Jin ishin të dy të vaksinuar me të dyja dozat kundër COVID-19 në fund të gushtit. Agjencia tha gjithashtu se as RM dhe as Jin nuk kishin kontakt me anëtarët e tjerë të BTS pas kthimit të tyre në Kore. Lajmi për rezultatet pozitive të testit COVID-19 të tre anëtarëve vjen pasi BTS njoftuan se do të bënin një pushim nga muzika në fillim të këtij muaji.

Ndonëse lajmi mund të jetë zhgënjyes për fansat tepër të zellshëm të grupit, ekspertët thonë se është e admirueshme që grupi t’i japë përparësi mirëqenies së tyre në një kulturë dhe industri të rrënuar nga tabutë e shëndetit mendor. Koreja e Jugut ka një nga nivelet më të larta të vetëvrasjeve në mesin e vendeve të zhvilluara dhe ka parë një sërë vetëvrasjesh në industrinë e saj muzikore, duke përfshirë këngëtarin kryesor të Shinee, Kim Jonghyun dhe yllin Sulli.