Showbiz

Dy këngëtaret shqiptare bëhen bashkë për një projekt muzikor

Vesa Luma është këngëtarja shumë e dashur shqiptare e cila duhet theksuar se po i mungon fansave me projekte të reja muzikore.

Ajo sapo ka lajmëruar se është duke punuar me një tjetër artiste të cilën po ashtu e kemi shumë përzemër. Bëhet fjalë për Njomzën e cila po korr sukses pas suksesi në tregun ndërkombëtar.

Artistet janë bërë bashkë në Zelandën e Re ku kanë shkrepur edhe një foto me flamurin shqiptar e ku gjithashtu kanë konfirmuar prurjen e tyre.

“Çfarë nate, ti je e mrekullueshme Njomza! Çfarë zëri, çfarë pasioni, pres me pradurim këngën tonë. Po, ajo do të shkruajë një këngë për mua” ,-tha Vesa në postimin e saj.