Gossip Live From Tirana Showbiz

Dyshimet për largimin nga Portokallia… flet vetë Eneda Tarifa

E ftuar në të mërkurën artistike në “Live From Tirana” ishte këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, e cila zbuloi disa nga detajet më interesante rreth projekteve të saj muzikore ndër vite.

Kohët e fundit është përfolur shumë nëse Eneda do të largohet nga programi i “Portokalli-së’ dhe ajo vetë jep reagimin e saj të parë pas gjithë aludimeve në një intervistë për Top Albania Radio.

Duhet kujtuar që mbrëmjen e djeshme ka reaguar edhe Salsano Rrapi, po në TAR, duke mohuar largimin e tij, gjithashtu ka përmendur se këto dyshime janë ngritur pasi Eneda është ajo që nuk do të moderojë më në “Portokalli”.

E pyetur rreth kësaj çështje, këngëtarja e njohur jep sqarimin e saj:

Jo nuk do të jem më pjesë e saj, për shkak të projekteve të reja që kam… janë projekte personale që do të kem gjatë këtij viti dhe që shpresoj t’i realizoj. Kjo është arsyeja që nuk do jem… gjithashtu do të shijoj edhe pak qetësinë!