Celebrities Showbiz

Dyshja Kaia Gerber dhe Jacob Elordi bëjnë daljen e tyre të parë zyrtare si çift!

Kaia Gerber dhe Jacob Elordi konfirmuan gjithçka me daljen e tyre të parë në mënyrë zyrtare në tapetin e kuq. Pas më shumë se një viti takimesh, ata të dy parakaluan në tapetin e tyre të parë të kuq së bashku në Akademinë e Muzeut të Fotografive në hapjen Gala, e cila u zhvillua këtë vit në Los Anxhelos.

24-vjeçari dhe bukuroshja Greber arritën që të tërhiqnin vëmendjen e të gjithëve teksa së bashku gjatë gjithë kohës shkëmbenin shikime dhe dukeshin më të dashuruar se kurrë me njëri-tjetrin, ndërkohë që fotografët nuk ndalonin së shkrepuri fotografi.

Modelja 20-vjeçare kishte zgjedhur që të vishte një fustan shumë të bukur nga marka e njohur ‘Celine’ dhe e zbukuruar me bizhuteri nga ‘Tiffany & Co’. Gjithashtu edhe partneri i saj kishte zgjedhur në kostum nga po e njëjta markë dhe mesa duket ishin kombinuar së bashku në mënyrën më perfekte të mundshme.

Të famshëm të tjerë të cilën ishin të pranishëm në këtë event përfshinin: Olivia Rodrigo, Halle Berry, Jennifer Hudson, Tiffany Haddish, Regina Hall, Adriana Lima, Gabrielle Union dhe Dwyane Wade.

Paraqitja e Gerber dhe Elordi në këtë event vjen pak ditë më vonë pasi ata të dy festuan ditëlindjen e 20 -të të modeles bukuroshe. Në një fotografi bardh e zi të publikuar në rrjetin e saj social Instagram, modelja e njohur dhe e dashur, zgjodhi që të postonte disa foto nga ditëlindja e saj ku e shoqëroi me shkrimin:

Filmi nga 20 vjetori im.

Të shumtë ishin të famshmit që uruan dyshen por ajo që ra më shumë në sy ishte edhe komenti i Paris Hilton e cila kishte shkruar se:

Shumë e lumtur për ju të dy!

Kujtojmë se që në muajin shtator të vitit 2020 aktori u pa nën shoqërinë e Kaia Greber. Thashethemet se ata ishin bashkë filluan që kur një foto e tyre filloi të qarkullonte në rrjet, ku ata shfaqeshin të kapur dorë për dore. Ishte modelja ajo që e bëri publike lidhjen e tyre kur postoi një foto në festën e Halloween-it. Që prej asaj ditë ata nuk reshtin kurrë së postuari foto më njëri-tjetrin. Gjithashtu, kanë bërë deklarata dashurie ku kanë shprehur ndjenjën e fuqishme që po përjetojnë.