Celebrities Gossip Music Showbiz

E çfarë ka Beyonce më shumë?! Nëse doni të shikoni performancën e Eleni Foureira duhet të paguani këtë çmim të “kripur”!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është duke korrur sukses të jashtëzakonshëm në Greqi. Në 12 qershor ajo do të jetë në një nga restorantet më të mira në Mykonos, ku do të performojë live. Mediat greke kanë shkruar së fundmi se për të rezervuar tavolinat e para afër skenës, bileta kushton 1000 euro, ndërsa në vijën më pas 500 euro. Por pavarësisht çmimit, biletat janë drejt përfundimit. Ky restorant është një nga më të famshmit dhe magjepsësit në botë dhe i shton për të dytin vit radhazi një notë të veçantë jetës së natës së ishullit aq shumë të preferuar.

Rikujtojmë se para disa muajsh bukuroshja më në fund bëri publike lidhjen e saj me biznesmenin dhe futbollistin spanjoll Alberto Botia. Në një spektakël në Greqi u bë e ditur se Botia i ka propozuar për martesë artistes me origjinë shqiptare. Eleni dhe Alberto thuhet se janë me njëri tjetrin që nga viti 2016 por ata asnjëherë nuk e kanë bërë publike romancën e tyre.

Gazetarja greke, Marena Kardigiannopoulou, u shpreh se Foureira e ka pranuar propozimin për martesë të bërë nga partneri i saj. E kësaj here, ajo ka vendosur që të mos e mbajë më të fshehtë marrëdhënien me partnerin e saj të zemrës. Sjellim në vëmendje gjithashtu se pak kohë më parë Eleni deklaroi se nuk do të ishte pjesë e Festivalit Europian vitin e ardhshëm,“Eurovision”. Ylli i “Fuego” mesa duket hoqi dorë pasi i frikësohej koronavirusit. Kujtojmë se Eleni ka përfaqësuar Qipron në “Eurosong” në vitin 2019 nga ku fitoi vendin e dytë dhe nga ku mori famë botërore.