Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“E di që është shumë tërheqës por dua që edhe të tjerët ta dinë…”/Kështu shprehet Katy Perry për partnerin e saj!

Katy Perry nuk heziton asnjëherë të flasë për burrin e saj. Gjatë një interviste të dhënë së fundmi Perry foli në lidhje me “When I’m Gone”, bashkëpunimin e saj me Alesso dhe gjithashtu foli për admirimin e saj për të fejuarin e saj Orlando Bloom.

Kur u pyet për një episod të kohëve të fundit në “American Idol”, ku ajo u kap duke admiruar fotosesionin më seksi të Bloom-it, ylli, 37 vjeç, i tha PEOPLE se:

Nuk ka nevojë për një revistë që të më kujtojë se burri im është tërheqës sepse e di. Por mua më pëlqen. Më pëlqen që të gjithë të tjerët ta dinë këtë. Unë gjithmonë e mbroj atë, por ai e do Lukën.

Kështu tha ajo për Luke Bryan, kolegun e saj gjyqtar në serinë e konkursit të këngës. Në shkurt, këngëtarja zbuloi në emision se ylli i muzikës country dhe Bloom, 45 vjeç, kanë “një bromance në vazhdim”.

“Po, unë dhe Orlando po biem ngadalë në dashuri,” tha Bryan, 45 vjeç, për Bloom. Gjatë një fotoje tjetër, Bryan mori një video-mesazh nga Bloom, të cilit Perry iu përgjigj: “Ai është shumë i dashuruar me ty”.

Vlen të theksohet se para pak javësh para festës së Shën Valentinit Orlando i dhuroi partneres së tij një unazë shumë të bukur. Unaza mahnitëse e fejesës e Katy Perry nga Orlando Bloom ‘kushtoi gati 4 milion £’  të paktën këtë tha eksperti i diamanteve. Çifti konfirmoi fejesën e tyre pas një propozimi romantik për ditën e Shën Valentinit.

Këngëtarja e hitit “Firework” konfirmoi fejesën e saj me aktorin e “Pirates of the Caribbean” më herët pas një propozimi romantik për Ditën e Shën Valentinit duke shpërndarë edhe një foto të unazës së saj të fejesës rozë me diamantë në formën e një luleje.