Celebrities Showbiz

E dini se çfarë bën Adele kur është pranë njerëzve të mërzitshëm nëpër festa?!

Këngëtarja e njohur Adele diskutoi zakonet e saj të të konsumuarit alkool ndërsa ajo iu nënshtrua një transformimi të grimit me Nikki de Jager, e cila njihet ndryshe si Nikki Tutorials. Këngëtarja 33-vjeçare, tha se pinte për t’i bërë njerëzit e tjerë të dukesin interesantë nëpër festa, ndërsa bisedonte për albumin e saj të ri në një video me grimeren holandeze.

Unë do të pija normalisht për t’i bërë njerëzit e tjerë interesantë, në vend që të shijoja veten! Njerëzit në festa janë të mërzitshëm!

Ajo vazhdoi të tregojë se i mungonte mundësia për të shkuar në supermarket nga frika se do të njihej.

Për shkak se nuk më pëlqen të fotografohem dhe gjëra të tilla, planifikimi që hyn në të është rraskapitës.

Adele gjithashtu tregoi se ajo kurrë nuk kishte akses në mediat e saj sociale para pandemisë, por kjo gjë ndryshoi kur donte të dërgonte ‘meme’ për miqtë e saj. Gjithashtu Adele zbuloi se do të terhiqej nga takimi me The Rock, i njohur si Dwayne Johnson, sepse ajo shikonte mundje kur ishte më e re. Megjithatë, ajo këmbënguli se nuk kishte të bënte me dashuri ndaj aktorit, pasi ajo e pa atë vetëm në një mënyrë platonike.

Do të trembesha për The Rock… Ai më dërgoi lule një ditë sepse ai dhe gruaja e tij nuk mund të ishin në shfaqjen time. Fjalë për fjalë, gati sa nuk rashë nga karrigia! Nuk jam e dashuruar me të apo ndonjë gjë tjetër, ai është i mrekullueshëm.

Rikujtojmë se, është e vështirë për t’u besuar se Adele dhe Drake, të cilët vijnë nga anët e kundërta të Oqeanit Atlantik dhe nuk kanë bashkëpunuar kurrë në projekte muzikore, janë në të vërtetë miq të ngushtë. Por herë pas here na e kujtojnë këtë gjë dhe kështu ndodhi dhe së fundmi.

Ndërsa Adele përgatitej të publikonte albumin e ri të parashikuar, “30”, Drake doli të ishte një nga mbështetësit e saj më të zjarrtë, publikisht dhe prapa syve të publikut. Reperi fjalë për fjalë iu referua Adele si “një nga miqtë e tij më të mirë në botë” në muajin tetor, kur ai promovoi këngën e saj “Easy On Me”, në Instagram rreth kohës së publikimit.