Celebrities Gossip Showbiz

E ka ndarë mendjen! Yll Limani do të shesë një ‘pjesëtar të familjes’ së tij!

Yll Limani është padyshim një ndër këngëtarët më të pëlqyer dhe me më shumë fansa në showbizin shqiptar. E kjo jo më kot. Çdo këngë e tij arrin të marrë gjithë vëmendjen e duhur dhe të rrëmbejë menjëherë zemrat e të gjithë publikut. Ylli, me zërin dhe këngët e tij aq të veçanta ka arritur që përherë të përçojë tek publiku emocion, çfarëdo moshe që ata të kenë.

E përpos karrieriës si artist, ai pëlqehet shumë dhe për thjeshtësinë e postimet e tij nga përditshmëria. Si ka ndodhur dhe së fundmi, ku çdo njeri që ka një katërputërosh në shtëpi e kupton dashurinë e madhe për ta. Ylli shpesh ndan me ndjekësit maçokun e tij, Yuki-n e dhe pak më parë teksa ka treguar një video ku shfaqet duke ‘e paketuar’ në një kuti kartoni krahas në formë shakaje ka kërcënuar se ‘do ta shesë’.

Shitet maçoku interesaxhi i cili nëse nuk i jep të hajë, të pijë ose nuk e shëtit, të ikën, të sulmon edhe kur do ta përqafosh të shtyn me dy duart që ndoshta dhe do ja këpus. Çmimi 1.2 milion euro se dua kohë që t’i blejë një zog ta ndjekë nëpër shtëpi.   

Teksa vetëm pak javë më parë, ai solli bashkëpunimin e tij me Dafina Zeqirin, ‘Kaje’ arriti të pëlqehet shumë nga publiku dhe të numërojë menjëherë miliona klikime në platformën YouTube. Dueti i dyshes ishte një këngë që i këndohet ‘zemrave të thyera’ e padyshim ka ‘goditur’ në emocionet e njerëzve. Vetëm pak më parë, artisti na tregoi se nuk ka të ndalur me projektet e reja muzikore.