Celebrities Gossip Showbiz

E kritikojnë për imperfeksionet e saj, Rina Balaj jep mesazhin e fuqishëm!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht poston momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shfaqet e pa lyer. E ky padyshim që është një veprim i guximshëm pasi jo shumë vajza të showbiz-it shfaqen jo të kuruara deri në detaje. Mesa duket disa gazetarë sipas Rinës ia kanë vënë në dukje këtë problem tërësisht normal njerëzor dhe vetë artistja ka reaguar duke dhënë mesazhin e fuqishëm.

E pashë që disa gazetarë të Kosovës ju kanë penguar aknet që më kanë dalë në fytyrë si pasojë e çrregullimeve hormonale (që  është krejtësisht normale kur je 24 vjeçe). Dua t’ju them që unë nuk e kam problem të postoj pa make-up dhe të dal pa make-up. Ju kisha uruar ju më shumë dashuri për veten e mos i bëni vajzat e tjera që kanë të njëjtin problem mos të kenë vetbesim! Faleminderit ju që më doni kështu siç jam. 

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.