Celebrities Gossip Showbiz

E ku ka më mirë! Butrint Imeri i ka bërë vetes një dhuratë shumë luksoze…

Ky vit ka qenë një super sukses për botën e muzikën, por sidomos për një këngëtar shumë të dashur, Butrint Imerin.

Projektet e tij muzikore na kanë shoqëruar në çdo moment të stinës së verës dhe nuk kanë munguar koncertet me qindra njerëz prezent për të shijuar performancën e artistit.

E pas kaq shumë sukseseve të njëpasnjëshme Butrinti nuk kishte si mos ta merrte veten me të mira. Me anë të një Instastory, artisti ka treguar se ka blerë një orë të modelit ‘Rolex’, që mund të themi me plot gojë se nuk kushton pak…

Suksesi më i fundit nga Butrinti ka qenë kënga “Kuku” që u kthye në refrenin e verës si dhe duke u përdorur si mbishkrim në shumë foto nëpër rrjete sociale.

Por duket se këngëtari nuk e ka mbyllur me kaq për këtë vit, pasi disa ditë më parë ka postuar dy InstaStory në të cilat shpreh se shumë shpejt do të rikthehet me një projekt të ri, i cili do të ketë të njëjtin ‘vibe’ me ato të verës. Sipas tij kjo këngë do të na risjellë verën në muajin dhjetor.

Kujtojmë se përpos “Kuku”, Imeri ka patur dhe dy këngë të tjera tepër të pëlqyera që kanë qëndruar në krye të klasifikimeve për javë me rradhë, “Dujum” dhe bashkëpunim me artistin shumë të dashur, Ledri Vula dhe bukuroshen e talentuar, Kidën, “Dale”.