Celebrities Gossip Showbiz

“E lanë 30 minuta pa e çuar në spital”, Stresi rrëfen të vërtetën e vrasjes së Mehmet Qemës

Vrasja e 27- vjeçarit, Mehmet Qema tronditi të gjithë kryeqytetin dhe jo pak personazhe të famshëm shprehën ngushëllime për të në rrjete sociale.

Qema u qëllua me armë zjarri nga miku i tij, Marjus Dema, i cili deklaroi në polici se ishte aksidentale, pasi nuk e dinte që arma ishte e mbushur.

Reperi i njohur, Stresi ka reaguar, gjithashtu rreth kësaj ngjarje duke ju kërkuar mediave të mos besojnë çdo deklaratë që thuhet dhe ta marrin si të vërtetë, duke fajësuar kështu shokët e të ndjerit.

I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentslisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!