Celebrities Gossip Showbiz

E shprehu pëlqimin për fizikun e saj që në hyrje, Valoni nis flirtet e para me Beniadën!

“Big Brother VIP” padyshim sa vjen dhe po bëhet më interesant, sidomos me hyrjet e reja që po shtohen nga java në javë duke ngjallur edhe më shumë debate, pëlqime, diskutime. E spektaklin e mbrëmjes së djeshme një tjetër prurje e re, këngëtari i mirënjohur Valon Shehu duket se po sjell të reja.

Që në prezantimin e tij, ai tregoi se i pëlqen fiziku i Beniadës e duket se është hedhur ‘në sulm’ që në orët e para. Teksa banorët ishin mbledhur të gjithë bashkë dhe modelja po fliste në gjuhën italiane, Valoni ndërhyri për të flirtuar me këtë të fundit.

Valoni: Duhet me më mësuar italisht, a do më mësosh, 1 orë në ditë italisht

Iliri: Vërtet nuk e di?

Valoni: Jo s’e di

Semi: Valon këndoje një këngë se nuk të ka dëgjuar Beniada

Ngjarja ndjek ngjarjen në “Big Brother Vip” teksa ka shumë dinamikë në situatat e krijuara në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ndërsa banorët janë personazhet më të diskutuar të momentit, ka disa nga ata që kanë arritur të tërheqin edhe më shumë vëmendjen. E së fundmi një debat ka ndodhur midis dy vajzave. Hyrja më e re, Antonela dhe Beniada kanë patur një ‘përplasje’ mes tyre, ku është përfshirë dhe Einxhel, e cila i doli në krah modeles.

I gjithë diskutimi nisi nga një pyetje që ish- konkurrentja e “Për’Puthen” i drejtoi Einxhelit rreth Beniadës.

Antonela: Çfarë fame ka Beniada? Që ka thënë ‘Dal nudo në rrugë për 100 mijë euro’?

Beniada: O, fol për veten tate. Shtrigë se do të t’i tërheq ato flokët.

Antonela: Edhe unë kam punuar si modele në Itali.

Beniada: Racë e dekolorume! Lëre mi të flasë!