Celebrities Gossip Showbiz

“E turpshme!” Djalit të Bora Zemanit i hapin një llogari në Instagram, prezantuesja reagon e revoltuar…

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë është padyshim një prej prezantueseve më të njohura shqiptare. Bukuroshja jo vetëm që prezanton një nga programet më hit në vendin tonë me një sukses dhe shikueshmëri shumë të madhe si “Për’Puthen”, por gjithashtu është përfolur aq shumë edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

Bora, gjithashtu është edhe mama e një vogëlushi me emrin Arbor që nuk ngurron ta publikojë shpesh në rrjete sociale. E duket se tanimë që ‘bota online’ të jep mundësinë të bësh çfarë të duash edhe një person i papërgjegjshëm ka mundësi të cënojë privatësinë e kujtdo. Së fundmi diçka e tillë i ka ndodhur prezantueses, djalit të së cilës edhe pse ende shumë i vogël i kanë hapur një llogari me video-t e tij në Instagram.

Lidhur me këtë ka reaguar e revoltuar (dhe me shumë të drejtë) Bora me anë të një postimi në Instastory.

Ky nuk është Insta i Arborit! Ju lutem bëni report!!! Nuk mundet dikush të hapi një faqe fëmije dhe aq më tepër të flasi në emër të tij! E turpshme!!

Ana profesionale e Borës gjithashtu është tejet e diskutuar, pasi bukuroshja prezanton një nga programet më hit që ka thyer shumë rekorde shikueshmërie dhe ka treguar se di ta bëjë më së miri këtë gjë. Së fundmi, duket se konkurrentët e “Për’Puthen” kanë një ankesë për bukuroshen dhe me anë të një video shumë ‘funny’ ajo na e ka zbuluar se çfarë është.

Ata duket se duan që prezantuesja t’ju kthejë ‘follow’ në Instagram teksa Bora ka treguar se do t’ju bëjë sapo të largohen nga programi, ndaj ata janë ‘larguar’ të gjithë duke krijuar një situatë plot humor.

Më 9 janar, moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Ditën e djeshme, Bora organizoi një festë për ditëlindjen e saj. Pjesëmarrës në këtë festë kanë qenë rrethi i saj i ngushtë, përfshirë këtu dhe një listë emrash të njohur.