Celebrities Gossip Showbiz

E veshur me bikini, Xhensila Myrtezaj na tregon pak nga pushimet në Singapor!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Pas një pauze prej pak muajsh artistja u rikthye me shumë projekte të reja muzikore. Por, përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Xhensila shpesh udhëton me familjen e saj në vende të ndryshme ekzotike. Ditën e sotme këngëtarja ka postuar në Instagram disa foto nga pushimet në Singapor, ku shfaqet e veshur me bikini, duke na treguar edhe linjat perfekte trupore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)

Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe për këtë organizoi një festë me familjarët, miqtë dhe bashkëpuntorët e saj. Nga pamjet e festës kudo qarkulluan aludimet për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që duket ndoshta edhe për shkak të fustanit të ngushtë që Xhensila kishte zgjehdur të vishte në ditëlindjen e saj. Nuk është hera e parë që Xhensila është aluduar për një shtatzani dhe këtë herë këngëtarja ka reaguar lidhur me këto lajme duke e mohuar se është në një pritje të ëmbël.